play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Beyoncé hap turin botëror, pritet të jetë më i suksesshmi dhe fitimprurësi i të gjitha kohërave

today11/05/2023

Background
share close

Le të fillojë “Rilindja”.

Beyoncé filloi turneun e saj të shumëpritur botëror të mërkurën në Friends Arena në Stokholm. Superylli i muzikës hapi në mënyrë jo karakteristike koncertin e saj tre-orësh me të preferuarat më të ngadalta si “Dangerously in Love 2” dhe “I Care”. Ajo më pas performoi “Alien Superstar” dhe “Cuff It”. Hitet më të mëdha si “Love on Top” dhe “Crazy in Love” pasuan përpara se nata të mbyllej me “Summer Renaissance”.

Por, Beyonce habiti jo pak fansat kur postoi një video në Instagram duke promovuar turneun e saj botëror. Montazhi i saj i ri në Instagram shfaqi një sërë klipesh që tregonin veshjet ekstravagante. Megjithatë, ndoshta në një përpjekje për të mos dhënë shumë nga përvoja falas, e gjithë video ishte pa zë. Në sektorin e komenteve, ‘Beyhive’ ndanë reagimet e tyre, duke shkruar: ‘Vajzë mendova se më ishte prishur telefoni’.

Pavarësisht mungesës së ndonjë sound-i, postimi i Beyonce-s ofroi disa pamje magjepsëse vizuale që mund të presin të shijojnë fansat në koncertet e saj. Në një filmim veçanërisht tërheqës, ajo ishte ulur në një kalë gjigant, metalik që shkëlqente në ajër, duke u ulur në skenë ngadalë.

Turneu botëror i ‘Renaissance’ filloi këtë javë për të promovuar albumin me të njëjtin emër që Beyoncé publikoi verën e kaluar.

Ajo njoftoi zyrtarisht turneun prej 50 datash në shkurt, duke zbuluar një itinerar që përfshin ndalesa në Londër, Amsterdam, Çikago, New York, Atlanta, Los Angeles dhe New Orleans, ndër metropolet e tjera. Forbes raportoi të hënën se turneu më i fundit global i Beyonce-s mund të fitojë më shumë se turneu i Taylor Swift, që do ta bënte atë serinë më të suksesshme të koncerteve të të gjitha kohërave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *