Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është betuar në Kuvend për mandatin e tij të dytë pesë vjeçar.
Në fjalimin e tij në Kuvend, Vuçiç tha se prioritet ishte paqja dhe stabiliteti, por mbi të gjitha puna e vazhdueshme.
Presidenti serb u zotua se do të mbrojë Serbinë, por dhe Kosovën e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit.
“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj,” – u shpreh Vuçiç.
Kujtojmë se në parlamentin serb nuk ka asnjë deputet shqiptar.
Ndërsa theksoi se bota po ndryshon çdo ditë, presidenti serb solli në vëmendje se sulmi ndaj Ukrainës është një pikë kthese në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)