Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures. Dita e Ashures zhvillohet në teqe. Besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr. Më poshtë ju sjellim recetën si ta përgatisni këtë ëmbëlsirë!
Përbërësit:
300 gramë grurë për ashure
100 gramë sheqer i bardhë
100 gramë arra, lajthi, stika, bajame
50 gramë rrush i thatë
2 lugë të vogla kanellë
2 lugë niseshte
Pak kripë
Përgatitja:
Si fillim, vendosni grurin në 2 litra ujë dhe lëreni të zihet për 2 orë në një zjarr të ngadaltë derisa gruri të zbutet tërësisht. Më pas shtoni sheqerin, një majë luge kripë, rrushin e thatë. Në një tas të vogël me ujë të nxehtë tretni 2-3 lugë niseshte, derisa të formohet një lëng i trashë dhe pa kokrriza.
Hidheni në tenxheren me ashure dhe përziejeni fort me një lugë druri që lëngu i ashures të trashet dhe e lini dhe pak minuta në zjarr të ngadaltë. Pasi ashurja të jetë përfunduar, hidheni në tasa të vegjël qelqi dhe hidhini sipër pak kanellë dhe fruta të thata, si: arra, bajame, lajthi etj. Lëreni të ftohet pak dhe futini tasat në frigorifer, pasi kjo ëmbëlsirë konsumohet e ftohtë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)