Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/10/2023
Edhe këtë të hënë, Sali Berisha sulmi Prokurorinë e Posaçme, (SPAK) në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për privatizimin e ish kompleksit sportiv, Partizani.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi akuzën si fletërrufe të kryeministrit Edi Rama.
“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë, para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një dacibao, fletërrufe për ata që nuk e dinë se çfarë janë, që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Edi Ramës, ligësinë e tij shpirtëore dhe të skapistëve që ndajnë të njëjtin moral me të. Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze, të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im. Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren dacibao të Ramës dhe skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione”, theksoi ai.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)