Një përqafim i shkurtër mes Joe Biden dhe Eva Longorias ka bërë që Twitter-i të “ziejë”.
Videoja e momentit të përqafimit mes aktores dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë është bërë virale teksa Biden akuzohet për sjellje të pahijshme.
Në pamjet e publikuara, Biden shihet teksa afron aktoren pas vetes dhe Longoria më pas i heq duart nga beli i saj.
Videoja është filmuar të enjten e kaluar kur Longoria ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të prezantuar filmin e saj të ri “Flamin’ Hot”.
Ylli i Hollivudit u ngjit në skenë dhe ai që pasoi ishte një përqafim me presidentin amerikan.
“Ne njihemi prej kohësh. Qëkur ajo ishte 17 vjeç dhe unë 40”, citohet të jetë shprehur Biden.
Post comments (0)