Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/11/2023
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar. Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë.
“115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë. Në një farë mënyre, është si e kuqja e flamurit që mban shqiponjën dykrenare (dhe përkrenaren e Kastriotit). Sot ne e marrim si të mirëqenë ekzistencën e shqipes, por në një ditë të tillë duhet të mos harrojmë luftën dhe përpjekjet titanike që na sollën deri këtu. Në fakt, po të lexoni historinë dhe gjithçka që ka pasur kundër, është mrekulli që shqipja mbijetoi dhe sot flitet nga miliona shqiptarë anembanë botës”, tha ai.
Në kontekstin e sotëm të influencës së gjuhëve të huaja, Presidenti i Republikës e vlerësoi si domosdoshmëri faktin që, krahas mësimit të tyre, të bëhen përpjekje që shqipja të mos humbasë e të mos izolohet, por të pasurohet në përputhje me realitetet e reja.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)