Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dy ditë para votimit në Kuvend për zgjatjen e vetingut, delegacioni i BE dhe ambasada Amerikane u bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë pro.
Në një komunikatë për mediat të publikuar mbrëmjen e 8 shkurtit thuhet se “kjo nuk është një çështje partiake” por në “interes kombëtar”.
“Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhme ne Shqipërisë në BE”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Parlamenti do të votojë më 10 shkurt për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.
Për shkak se ende mbeten shumë gjyqtar dhe prokurorë që nuk kanë kaluar procesin, organeve të vetingut do t’u zgjatet mandati me 2 vite e 6 muaj.
Për realizimin e kësaj duhet ndryshuar Kushtetuta, ndaj në Kuvend nevojitet një shumicë e cilësuar prej 94 vota.
Mazhoranca përbëhet nga 77 deputetë dhe për ka miratim, nevojitet kompromisi i opozitës.
Partia Demokratike ende nuk ka një qëndrim zyrtar se si do të jetë vota e saj.
Mandati aktual i organeve të vetingut përfundon në qershor 2022, ndërsa me zgjatjen e propozuar do të përfundojë në fund të vitit 2024.
Reforma në drejtësi u miratua në Kuvend me 140 vota në korrik 2016.
Deri tani kanë kaluar në procesin e verifikimit me qindra gjyqtarë dhe prokurorë, ku një pjesë e madhe e tyre janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të shkeljeve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)