play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

BE, plan për çmim tavan për gazin

today02/12/2022

Background
share close

Bashkimi Europian po bën një tjetër përpjekje për të arritur dakordësinë mes vendeve anëtare për vendosjen e një kufiri për çmimin e blerjes së gazit rus. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se në zyrat e Komisionit Europian qarkullon një dokument, ku propozohen çmime të ulëta tavan për blerjen e naftës ruse.

Mes propozuesve është edhe Çekia, vend që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, që kërkon që çmimi tavan për gazin që përdoret për prodhimin e energjisë të jetë jo më i lartë se 264 euro për megavat. Gjatë dy javëve të fundit, çmimi i gazit arriti në 275 euro për megavat. Propozohet po ashtu që afati i çmimit për kontratat e reja të mos jetë më 2 javë, por të rinovohet çdo 5 ditë.

Diskutimet nisin që këtë të Premte dhe pritet të shtrohen për miratim në samitin e 13 Dhjetorit. Kufizimi synon të reduktojë faturat e energjisë për familjet europiane që këtë dimër kanë arritur rekorde historike prej sulmit rus në Ukrainë.

Megjithatë, kufizimi i çmimit të blerjes pritet të përballet me mosmarrëveshje mes vendeve anëtare, ashtu si propozimet për çmimin e naftës ruse nga vende si Hungaria, që kanë varësi të lartë nga Moska. Rusia ka paralajmëruar se do të ndalë eksportin e naftës dhe gazit për vendet që vendosin çmime tavan për produktet e saj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *