Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve. Ky vendim erdhi pasi OBSH e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordic.
“Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, tha kompania.
Më 23 korrik, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale.
Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)