play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës

today30/01/2023

Background
share close

Ky është bunkeri sekret më i madh në të gjithë vendin…

“Është të paktën 5 kate nën dhé dhe qëllimi i tij ishte të përballonte sulmet kimike dhe nukleare”, kështu e nis vizitën e saj në bunkerin poshtë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, gazetarja e BBC, Bettany Hughes.

Dokumentari përshkruan me detaje hyrjen, shkallët dhe tunelet, teksa ndalet në këtë teatër.

Bettany Hughes, gazetare e BBC: “Janë qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme. Kështu, ti ke dhomat e dekontaminimit, apo ato për komandantët e ushtrisë dhe pastaj, është kjo kinema apo teatër, vërtetë i çuditshëm dhe gjithashtu i bukur, ku oficerët vinin për të marrë komanda dhe për të parë deklaratat publike të qeverisë. Ideja e gjithë kësaj ishte që edhe nëse një luftë nukleare do të zhvillohej, një formë e çuditshme e jetës, të mund të vazhdonte këtu poshtë”.

Dhoma e ish-diktatorit ishte një nga më të sigurtat në bunker, ndërsa projekti i tij është frymëzuar nga një vizitë në Korenë e Veriut.

Bunkerët e krijuar nga ish-diktatori Hoxha nuk qenë të nevojshme asnjëherë, pasi nuk pati asnjë sulm nuklear, por pati vetëm një varfëri shkatërruese. Gjatë regjimit të Hoxhës, populli shqiptar u bë një nga më të varfrit në botë e mbyll vizitën e saj, gazetarja Bettany Hughes.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%