play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

BB: Shqipëria po përballet me ikjen e “trurit”

today05/12/2024

Background
share close

Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri ka nevojë për përmirësim. Raporti për zhvillimet ekonomike në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore thekson se arsimi në Ballkanin Perëndimor ka një mesatare prej 8.7 nga 100 që është maksimum.

Ky vlerësim është më i ulët krahasuar me Evropën dhe Azinë Qendrore (12.5), Bashkimin Evropian (28.8) dhe liderët globalë si Singapori (50.3). Ndërkohë që krejt ndryshe është në Serbi, me një rezultat prej 22.6.

Cilësia e ulët e arsimit të lartë aktualisht ndikon në performancën e të diplomuarve në aftësi thelbësore si zgjidhja e problemeve. Sipas Raportit të Bankës Botërore përmirësimi i performancës së universiteteve do të prodhonte një forcë pune më të aftë dhe konkurruese, dhe më të kompletuar për të përmbushur kërkesat e tregut të punës.

“1/3 e studentëve që përfundojnë studimet e larta largohen jashtë vendit. Një raport i Bankës Botërore thekson se vendet e Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria po përballen me shqetësimin kryesor që është “ikja e trurit””.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të diplomuarve që largohen pas studimeve. Banka Botërore thekson se faktorët “shtytës” përfshijnë mundësi të kufizuara pune për disa profesione të specializuara në vendet e origjinës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%