Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/07/2022
Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksemburg.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të lehtësohet bashkëpunimi në çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit.
Palët ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në ngrirjen e aseteve si dhe të parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, parashikohet mundësia e komandimit të një oficeri ndërlidhës nga Prokuroria e Përgjithshme në selinë e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Luksemburg.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) është prokuroria e re e pavarur publike e Bashkimit Evropian. Kjo zyrë është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen para gjykimit të krimeve kundër interesave financiare të BE-së. Këtu përfshihen disa lloje mashtrimesh, mashtrimi me TVSH-në me dëme mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj.
EPPO filloi funksionimin më 1 qershor 2021, pasi Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht datën e fillimit më 26 maj 2021.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)