“Është një shqetësim shoqëror dhe ne ndaj e kemi përmendur si një rrezik afatgjatë plakjen e popullsisë,instabilitetin e skemës së pensioneve kemi kërkuar të shikohet dhe rishikohet skema e pensioneve për shkak të dinamikave të reja që ka demografia dhe ekonomia.Është shumë e drejt mesa dim ne nga kontakt që kemi me ISSH ato janë duke bërë një strategji të re në mënyrë që të bëjnë një skemë pensionesh të përafërt me skemën e BE ku shtyllat të jenë të gjitha aktive sepse ne e kemi ngritur si shqetësim që skema e pensioneve të jetë e qëndrueshme në mënyrë që të sigurojë mirëqënien e shtresave të popullsisë ë dalin në pension.Ne nuk propozojmë drejtime por ngrejmë shqetësimin dhe jemi gati të kontribuojmë me të gjitha targetat.Shqetësimi është i drejtë sepse krijon një pengesë afatmesme për zhvillimin ekonomik.ne e ngrem këtu për faktin se e shohim në rrezik potencial në ngadalësimin e rritjes ekonomike”, tha zv/guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi.
Një shqetësim tjetër i ngritur nga Banka Qëndrore në komision ishte edhe ai i kursi të këmbimit për të cilin zv.guvernatorja Minxhozi tha se po analizohet situata për të propozuar masa për të ndaluar rënien e shpejtë të euros.
“Banka e Shqipërisë bashkohet me shqetësimin e zhvlerësimit të euros, më shumë se për zhvlerësimin shqetësimi është për ritmin e zhvlerësimit pasi mund të shkaktojë dëme ekonomike. Ndërsa në afatgjatë ne jemi duke parë për të bërë analiza shumë të hollësishme se çfarë i sjellë ekonomisë shqiptare një zhvlerësim i shpejtë. Për ne është problem ritmi i shpejtë i zhvlerësimit, dhe ne po e analizojmë dhe të propozojmë një rrugë se si mund të ngadalësohet ritmi i rënies”, tha ajo.
Në fund të diskutimeve Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2025 vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita votoi kundër. kurse tabaku e Spaho kundër. Pritet seancë dëgjimore për pensionet e cila do të zhvillohet me ministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e ISSH.
Post comments (0)