play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Balluku inspekton masat për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur: Deti aseti më i madh, asnjë tolerance për ndotësit

today13/06/2024

Background
share close

Task Forca për zbatimin e aktit normative për trajnimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës vijon me kontrollet në të gjithë vendin, duke pasur në fokus të veçantë zonën turistike bregdetare ku është përqendruar edhe numri më i madh i njësive të shërbimit.

Për të rritur transparencën e të gjithë këtij procesi inspektorët janë pajisur edhe me kamera trupi, ndërkohë që vetëm brenda një jave janë kontrolluar më shumë se 400 subjekte.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha ishin në zonën e Radhimës, ku tashmë subjektet kanë nisur me vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur.

“Pjesë e aktit normativ nuk janë vetëm njësitë e shërbimit të cilat janë në proces pune dhe shërbimi, por të gjitha objektet që janë në proces ndërtimi ose do të vazhdojnë të pajisjen me leje të tjera ndërtimi në vazhdimësi duan padiskutim të kenë pjesë të zgjidhjes dhe të infrastrukturës të tyre dhe zgjidhjet individuale të trajtimit të ujërave të ndotur”, tha Jahaj.

Radhima dhe Dhërmiu janë dy zonat ku procesi ka avancuar me ritme shumë të mira, dhe tashmë një pjesë e madhe e subjekteve kanë vendosur impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në terren për monitorimin e situatës janë 5 ekipe të Task Forcës.

“Bazuar në aktin normativ ne kemi nisur prej kohësh punën për të vendosur një rregull i cili ka të bëjë me të gjithë industrinë e turizmit, jo vetëm atë të hotelerisë, por edhe të restoranteve dhe kudo që ka klientë me një numër të shtuar. Përmes 5 grupeve që ne kemi në terren me Task Forcën tonë, jemi duke kryer kontrolle të vazhdueshme për të implementuar kërkesat e këtij akti normativ. Akti normativ numër 8 parashikon që të gjitha bizneset praktikisht të pajisen me pastruesin e ujërave të ndotura dhe më pas ti derdhin ato në ujërat larës”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë risolli në vëmendje edhe një herë se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që abuzon pasi kjo nisëm synon në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj të gjithë pushuesve, duke nxitur më tej zhvillimin e turizmit.

“Duhet ruajtur deti, është aseti më i madh. Patjetër është një kërkesë e Qeverisë Shqiptare, por bazuar mbi një sërë faktesh. Ujërat larës për ne janë të rëndësishme, pasi janë produkti kryesor që ne kemi mbi të cilin kemi bazuar turizmin, patjetër janë malet, është agroturizmi, patjetër është kuzhina e jashtëzakonshme, kulinaria shqiptare, por deti është aseti më i madh që ne kemi”, nënvizoi Balluku.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Dredha tha se në zonën e Vlorës ky akt normativ ka gjetur mirëkuptimin e subjekteve, si një hap për rritjen e mëtejshme të cilësisë së turizmit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%