Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se faturimi i energjisë për konsumatorët që harxhojnë mbi 800kwh në muaj, do të aplikohet pas jaavës së parë të muajit nëntor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se situata e deritashme hidrike nuk është e mirë.
Ajo theksoi se ka pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim dhe se konsumi është ulur, ndaj do të analizohet çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh.
“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh”, shkroi Balluku në Twitter.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)