Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për mediat nga Ohri, aty ku po mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur, deklaroi se “të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është njësoj si të thuash që Bashkimi Evropian është Jugosllavia e Re”.
“Nuk flas kurrë për opozitat shqiptare kur nuk jam në Shqipëri. Të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është njësoj si të thuash që Bashkimi Evropian është Jugosllavia e Re”, u shpreh kryeministri.
Kur u pyet se çfarë mund të bëhet më tepër për të bindur Kosovën që të përfshihet në këtë nismë, Rama u përgjigj: “Kosova është sovrane dhe i merr vetë vendimet për veten e vet. Vendin në tryezën e Ballkanit të Hapur e ka aty. Askush nuk e mbush dot përveç vetë Kosovës. Unë nuk dua të them asgjë më shumë sesa ajo që kam pasur për të thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta lënë vendin bosh”.
Post comments (0)