Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Cameron Diaz do të shfaqet përkrah Jamie Fox në filmin e ri të Netflix duke e kthyer aktoren e famshme në ekran,pasi deklaroi shkëputjen nga filmi kohë më parë.
Foxx paralajmëroi filmin e ri, të titulluar “Back in Action” në një postim në Twitter ku dëgjohej një thirrje audio mes tij, Diazit dhe Tom Brady-t, shkëputja e të cilit nga futbolli amerikan zgjati për 40 ditë.
Në një njoftim për publikun, platforma Netflix nuk dha detaje për filmin e ardhshëm, përveçse tregoi se komedia-aksion është e krijuar nga Seth Gordon.
Diazi së fundmi u shfaq në vitin 2014, në rikrijimin e “Annie”,ku Jamie Foxx pati gjithashtu një rol.
Dyshja ka qenë bashkë edhe në “Any Given Sunday” të vitit 1999.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)