Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Keni menduar ndonjëherë çfarë ndodh me avionët pasi dalin jashtë funksioni?
Disa riciklohen për pjesë, të tjerë lihen në kopshtet e avionëve por disa të tjerë shndërrohen në ambiente luksoze festash.
Një avion i tillë është ai i British Airways, i cili pas shumë viteve në punë, po rilind për t’u shndërruar në një ambient argëtimi.
Suzannah Harvey, shefe ekzekutive e aeroportit Cotswold në Angli, bleu modelin Negus 747 për 1 £ në tetor të 2020 dhe e shndërroi në një ambient festash.
Tarifa për festat në këtë avion është rreth 1300 dollarë ora.
Harveyt iu deshën rreth 14 muaj për ta shndërruar Negus 747 në një avion festash.
Një numër i madh i avionëve 747 janë çaktivizuar pasi linjat ajrore caktojnë data të “daljes në pension” për avionët e vjetër.
Edhe për shkak të pandemisë, Air France, Delta, United dhe British Airways kanë tërhequr flotën e tyre 747 në dy vitet e fundit.
Procesi i shndërrimit të avionit për pasagjerë në ambient argëtimi nuk ishte i thjeshtë.
“U deshën gjashtë javë për të bërë negociatat për kontratën,” tha Harvey për CNN Travel.
Sipas Harveyt, aeroporti Cotswold e zgjodhi vetë avionin e vjetër që do të mënjanonte nga flota.
Ndërsa pjesa më e madhe e avionit duket njësoj, kabina ekonomike është hequr plotësisht për të krijuar një dhomë feste dhe galeria është rivendosur në një bar.
Në avion është vendosur një sistem i ri dritash, është bërë ripërshtatje e sallave dhe është vendosur një sistem i ri sigurie.
“Ka qenë një proces i gjatë për ta bërë atë të sigurt për publikun, sepse këta avionë janë krijuar për të qenë në ajër,” shton Harvey.
Përshtatja e avionit për ambient festash ka kushtuar gati 671 mijë dollarë.
Edhe pse puna zgjati shumë më shumë se sa pritej, pjesërisht për shkak të situatës së pandemisë, avioni i kthyer në hapësirë festash është gati për të pritur mysafirët.
Avioni mund të rezervohet për dasma, ditëlindje e festa të tjera. Rezervimi i dasmës kushton rreth 16 mijë dollarë. Një dasmë për këtë pranverë është rezervuar tashmë. Kërkesat për rezervime mund të bëhen edhe përmes Instagramit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)