Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, gjithë “sytë” e botës kthehen nga Parisi
Lojërat Olimpike kanë nisur zyrtarisht, teksa mbrëmjen e sotme u mbajt dhe ceremonia hapëse e eventit më të madh sportiv në histori. Parisi do të bëhet pritëse e sporteve më të njohura, me planetin që që do të kthejë “sytë” nga Parisi për javët e ardhshme. Ndryshe nga herët e tjera, parada e flamurëve kësaj radhe është bërë me anë të varkave që lundronin gjatë lumit Senë.