Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ylli argjentinas i futbollit do të jetë në Tiranë për të gjithë tifozët e tij në një mënyrë shumë të veçantë. Fituesi i shtatë topave të artë po pikturohet në një murale nga artisti argjentias Maksimiliano Bagnasco
Muralja po realizohet në fasadën e një prej godinave të konvikteve të universitetit të Mjekësisë.
Maximiliano Bagnasco është emër i njohur në fushën e artit. Vepra e tij më e njohur është muralja e Maradonës, të cilën e ka realizuar në Napoli të Italisë. Thotë se Tirana po i pëlqen shumë.
“Më ftuan të vij në Tiranë sepse kanë pëlqyer punën time. Jam i lumtur që jam këtu, kam qenë edhe në Kosovë. Do më duhen të paktën edhe 10 ditë për ta përfunduar të gjithë.”
Teksa punon në fasadë, artisti terheq vëmendjen e qytetarëve.
Piktori Helidon Haliti tregon se përse u zgjodh Lionel Mesi.
“Messi fitoi kampionatin vjet. E zgjodhëm për njeriun e jashtëzakonshem dhe gjithçka ka arritur.”
Kjo vepër arti po realizohet në kuadër të-“Mural Fest Tirana”. Ky aktivitet zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)