Enkel Demi “në duel” me Tom Kukën, para publikut shqiptar të Zvicrës
Enkel Demin e njohim si gazetar dhe moderator të shquar nga Tirana. Por, ndryshe nga emri që përdor në gazetari, të cilën e ka “bukë të përditshme”, ai ka zgjedhur që romanet të cilët i shkruan, t`i “firmosë” me pseudonimin Tom Kuka. Ky “i fundit” ka prezantuar të shtunën që shkoi, në bibliotekën “Pestalozzi”, në Hardau, Cyrih, romanin e tij “Gurët e vetmisë”. Në një ambient të këndshëm e atmosferë […]