Raporti Matura Shtetërore 2024, Manastirliu: Rritet nota mesatare vjetore, progresi më i madh në lëndën e matematikës
Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë […]