Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Teksa armëpushimi ka hyrë në fuqi, Eitan Gonen shikon fotografitë e vajzës 23-vjeçare Romi, e cila është në mesin e pengjeve që mbahen në Gaza. Ai lutet që vajza e tij të jetë mes atyre që vijnë në shtëpi. Gonen përlotet dhe kujton momentet e bukura me vajzën.
“Romi është dielli. Ajo sjell dritë në çdo vend që hyn pushton zemrën e të gjithëve. Unë kam marrë një telefonatë dhe si prind e dini gjithmonë që kur të bie telefononi herët në mëngjes në një ditë pushimi, nuk është kurrë mirë. Kështu, kur pashë në ekran se lufta kishte nisur, pashë emrin e Romit në mesin e pengjeve. Një herë i përgjigjem telefonit , ajo më tha, “Babi, po na qëllojnë”.
Në një raft pas tij janë fotografitë, manikyri i thonjve dhe produktet kozmetike që janë në të njëjtin vend që kur 23-vjeçarja Romi u largua nga shtëpia e tyre në Izraelin verior për festivalin Nova që do të mbahej në jug të vendit.
Teksa disa rendnin drejt fushave dhe shkretëtirës, militantët kishin zbarkuar në vendin ku zhvillohej festivali, duke vrarë në vend kë i dilte përpara. Qindra kufoma mbetën në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerë u morën peng nga militantët. Pengmarrjet e kanë zanafillën nga ky festival ndërsa më pas u shtrinë edhe në disa lagje izraelite.
“Ata sulmuan brenda festivalit nga zona të ndryshme. Njerëzit bërtisnin “Janë terroristë”. Disa prej tyre përfshirë edhe vajzën time u fshehën në shkurre. Por militantët e gjetën. Romi u qëllua në dorë nga një plumb dhe ajo bërtiste, kishte frikë dhe na në tha “Unë do të vdes sot”.
Gonen tha se e kishte të vështirë të hynte në dhomën e vajzës së tij pas 47 ditësh. Telefoni i saj u gjurmua më vonë dhe u gjet në Rripin e Gazës.
“Ne dëgjuam terroristët në telefon dhe dy ditë më vonë, ne përkthyem nga arabishtja në hebraisht, atë që i thanë njëri-tjetrit, ajo është gjallë, hajde ta marrim. Ne shqetësohemi shumë për Romin. Na mungon shumë”.
Sulmi i Hamasit, në të cilin Izraeli thotë se 1400 njerëz u vranë, ndezi luftën gati shtatë-javore në Gaza. Izraeli thotë se misioni i tij është të zhdukë Hamasin dhe të kthejë afërsisht 240 pengjet e mbajtura në Gaza. Mbetet e paqartë se cilët pengje do të lirohen. Zyrtarët kanë thënë se fokusi është te dhjetëra fëmijë dhe gra.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)