Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Hierarkia e futbollistëve të Kombëtares ka ndryshuar sa u përket vlerave në treg. Duke iu referuar faqes së specializuar Transfermarkt, në harkun kohor të një viti, vlerat e kuqezinjve kanë pësuar ndryshime, teksa emra të rinj kanë ngjitur shkallët në këtë renditje.
Nëse pak kohë më parë në majë ishte mbrojtja, tani shohim që Armando Broja ka kaluar në krye. Sulmuesi vlerësohet me 22 milionë euro, 20 fish më shumë se 2 vite më parë. Kumbulla i Romës që mbante fronin, tani është në vendin e tretë me 16 milionë euro dhe sipër tij mbetet Gjimshiti me 17.
Të dy mbrojtësit kanë pësuar një rënie në vlerën e tyre. Në vend ka mbetur Nedim Bajrami, i cili mban vlerën 10 milionë euro, ndërsa në këtë shifër i është bashkëngjitur Kristjan Asllani, i cili u transferua tek Inter.
27- vjeçari Tomas Strakosha vijon listën me kartonin që i vlen 7 milionë euro dhe pas tij Hysaj dhe Çekiçi me nga pesë. Ky i fundit ka pësuar një rritje me 3 mln euro.
I radhës vjen nga Spanja me Keidi Baren që i vlen kartoni 4 mln, ndërsa Vrioni i transferuar në SHBA 3.5. Qazim Laçi, i cili po luan në elitën franceze vlerësohet 3 milionë, ndërsa po aq sa ai edhe Myrto Uzuni. Më tej, lista vijon me Balliun, Ismajlin, Manajn, Muçin e të tjerë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)