play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Anulohet gara e Formula 1 në Itali, pas vërshimeve vdekjeprurëse

today18/05/2023

Background
share close

Nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, të cilët kanë vërshuar rajonin italian Emilia-Romanja, kanë thënë zyrtarët.

Rreth 10.000 njerëz janë evakuuar, dhe disa është dashur të shpëtohen nga kulmet e shtëpive, me helikopterë.

Autoritetet kanë thënë se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, dhe kanë vërshuar 23 qyteza. Kryetari i Ravennas, Michele de Pascale, ka thënë se qyteti tani është “i tjetërsuar”.

Gara e planifikuar këtë fundjavë, Formula 1 Grand Prix, në Emilia-Romanja, është anuluar.

Në diskutimet e së mërkurës, në mes të autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që ngjarja nuk mund të mbahet.

Sasi edhe më e madhe e shiut, pritet të bjerë edhe në ditët në vijim.

“Kjo mund të ketë qenë nata më e rëndë në historinë e Romanjas”, ka thënë Pascale, për transmetuesin publik italian, RAI.

Kryetari i qytezës së afërt, Forli, Luca Zattini, ka thënë se qyteti është “gjunjëzuar, i shkatërruar dhe në dhimbje”.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka organizuar një takim me ekipin e krizave dhe më pas i ka falënderuar ekipet e shpëtimit, që e kanë rrezikuar jetën për t’iu ndihmuar viktimave

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *