Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ndërtimi i anijes më të madhe në botë zgjati më shumë se 3 vjet dhe tani është gati të nisë udhëtimin e parë. Ka një gjatësi prej 362 metrash dhe një gjerësi prej 64 metrash, ka 18 kuverta dhe 2,867 dhoma luksoze, të cilat mund të strehojnë deri në rreth 7 mijë pasagjerë.
“Wonder of The Seas” do të bëjë udhëtimin e parë me 4 Mars nga Fort Lauderdale, Florida për në Karaibe. Anija e lundrimit e Royal Caribbean, e pesta në serinë Oasis, u ndërtua në Francë në kantieret detare Saint-Nazaire.
“Ne jemi të ngazëllyer t’i prezantojmë mysafirët anembanë botës me Wonder of the Seas dhe veçoritë e saj të klasit botëror pas një procesi 6-vjeçar,” tha për CNN Travel Mark Tamis, Zëvendës Presidenti i Parë i Biznesit të Hoteleve në Royal Caribbean International.
Wonder of the Seas përfshin tetë “lagje”, njëra prej të cilave përmban mbi 20,000 bimë të vërteta, një pishinë shumë të madhe dhe gjithashtu një ekran shumë të madh filmash, palestër dhe infrastrukturë për sporte të ndryshme. Në maj 2022, Wonder of the Seas do të lundrojë drejt Evropës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)