play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Aktivistja e njohur palestineze arrestohet në Bregun Perëndimor

today06/11/2023

Background
share close

Aktivistja palestineze, Ahed Tamimi është arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Shoqata Palestineze e të Burgosurve thotë se 22-vjeçarja është vënë në pranga gjatë natës në fshatin Nabi Saleh.

Ushtria izraelite tha për agjencinë e lajmeve AFP se dyshohet se e reja kishte kryer akte për veprën penale të “nxitjes së dhunës dhe aktiviteteve terroriste”.

Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se Tamimi u arrestua pasi bëri një postim në Instagram që kërcënonte se do të therte kolonët hebrenj në territoret e pushtuara.

Nuk është hera e parë që Tamimi arrestohet. Ajo u vu në pranga kur ishte adoleshente, në vitin 2018 me akuzën për sulm ndaj një ushtari dhe nxitje për dhunë në një video që u bë mjaft virale.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *