Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/02/2023
Angelina Jolie, i është bashkuar një projekti të madh botëror – një ekspozite që përpiqet të ndërgjegjësojë në nivel global, për të ndihmuar gratë në Iran.
Postimi që ka postuar Angelina në profilin e saj në “Instagram” përbëhet nga një video dhe disa fotografi.
Videoja tregon një numër njerëzish që vendosën të marrin pjesë në këtë projekt, kështu që prenë flokët e tyre dhe i dërguan me postë në një adresë në Paris, nga ku artistja Prune Nourry do t’i transportojë të gjitha në New York dhe do t’i shfaqë të gjitha në ekspozitën e saj në mars të këtij viti.
“Shoqja ime Prune Nourry është duke punuar në një projekt të bukur arti për t’u solidarizuar me gratë e guximshme në Iran, të cilat luftojnë për barazi dhe të drejta, por edhe për të nderuar trimërinë e tyre. Edhe familja ime u bashkua. Secili prej jush mund të marrë pjesë në projekt duke dërguar një tufë flokësh deri më 25 shkurt”, ka shkruar Angelina.
Ajo e ka xhiruar edhe momentin duke prerë flokët e vajzave të saj Zahara dhe Shiloh, të cilat iu bashkuan aktores në këtë projekt.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)