Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ambasada Amerikane ka zbardhur takimin e amdasadores Yuri Kim e kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Ambasada ka bërë me dije se në takim u diskutua kërcënimi i financimeve të fshehta politike ruse dhe rrezikun që kjo paraqet për demokracinë. SHBA do të punojë me partenrët për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve, thuhet në njoftim.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”, shkruan ambasada në një postim në Facebook.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)