play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Aleanca globale kundër trafikimit në Bruksel, merr pjesë edhe Shqipëria

today28/11/2023

Background
share close

Në Bruksel, komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

Komisioneri është interesuar të dijë më shumë detaje rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, për çështjen e emigrantëve. Po ashtu, është diskutuar për vijueshmërinë e punës nga Shqipëria, sa i përket përmbushjes së kapitujve, një fazë që i përket avancimit të vendit tonë ne Bashkimin Europian.

Pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses në një kohë të shkurtër të procesit screening. Brenda këtij viti presim të hapim bisedimet për kapitujt e parë, ku përfshihen me punët e brendshme dhe drejtësinë”, u shpreh Balla.

Kjo është një sfidë që nuk po zgjidhet ende, por alarmi sa vjen e shtohet, më së shumti për çështje që lidhen me sigurinë.

Kjo konferencë për emigracionin në Bruksel, zhvillohet vetëm disa javë pasi Shqipëria u dakordësua me Italinë për të dhënë kontributin, për sa i përket mbërritjes dhe shqyrtimit të azilkërkimit të tyre në vendin tonë. Sikurse edhe ministri Balla e tha, kjo është një ndihmë modeste e Shqipërisë, por duhet një angazhim i shumë faktorëve për ta zbutur sado pak këtë çështje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *