play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Akuzat për përdhunim/ Cristiano Ronaldo do të përballet me një sfidë të re ligjore nga viktima e supozuar

today04/10/2023

Background
share close

Avokatët që përfaqësojnë Cristiano Ronaldo do të kthehen në gjykatë në një betejë ligjore për paratë e heshtjes që ai pagoi në vitin 2010 për një grua që e  akuzoi atë për përdhunimin e saj.

Lojtari i kishte paguar Kathryn Mayorga, e cila ka hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet, 375 mijë dollarë për të heshtur. Ajo kishte pretenduar se portugezi e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në qershor të vitit 2009, gjë që Ronaldo e mohoi.

Një padi që kërkon një pagesë të mëtejshme u hodh poshtë në qershor të vitit të kaluar nga gjykatsja e qarkut amerikan Jennifer Dorsey për sjellje të keqe dhe përdroimin e dokumenteve konfidenciale të vjedhur.

Por të mërkurën, një gjykatë apeli në SHBA do të dëgjojë nga avokatët që përpiqen të ringjallin ofertën e Mayorga për të detyruar Ronaldon të paguajë miliona më shumë.

Ekipi i saj ligjor po i kërkon Gjykatës së 9-të të Apelit të Rrethit të SHBA që të anulojë pushimin e çështjes dhe të rihapë padinë civile që ajo ngriti për herë të parë në Nevada në 2018.

Ato do të argumentojnë se gjyqtari i gjykatës federale në Nevada gaboi duke refuzuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e zonjës Mayorga për të zhbllokuar dhe përfshirë si provë marrëveshjen e konfidencialitetit që ajo nënshkroi në 2010 në pranimin e pagesave nga Ronaldo.

Në një deklaratë të lëshuar në tetor 2018, Ronaldo tha: “Unë i mohoj me vendsmëri akuzat që janë ngritur kudnër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që bie ndesh me gjithçka që unë jam dhe besoj.”

Ekipi i tij ligjor ka deklaruar se takimi seksual ishte konsensual dhe se një marrëveshje konfidencialiteti i pengon ekipin e tij dhe femrës në fjalë të flasin për këtë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *