play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

810 Results / Page 79 of 90

Aktualitet

Pritja e afganëve, Rama nderohet me çmimin prestigjoz në SHBA

SHBA- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin prestigjoz "Joan Ganz Cooney Global Leadership Award, pas vendimit të qeverisë shqiptarë për t'i hapur dyert afganëve. Në fjalimin e tij të gjatë, Rama foli me superlativa për mikpritjen shqiptare, teksa tha se vendet e tjera të Europës që nuk i pranuan duhet të kenë turp. Rama tha se vendi ynë e bëri këtë gjest human sepse hapja e derës është pjesë […]

today02/06/2022

Aktualitet

Përfundon faza e parë e punimeve në aksin Palasë-Dhërmi, do lidhë tunelin e Llogarasë me Dhërmiun!

Ka përfunduar faza e parë e punimeve që lidhet me gërmimin dhe mbushjen e aksit Palasë-Dhërmi. Ky aks do të lidhë tunelin e Llogarasë që është duke u ndërtuar me Dhërmiun duke reduktuar ndjeshëm trafikun gjatë sezonit veror. Pamjet nga punimet e aksit janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se shkurtimi i kohës nga Orikumi në Palasë dhe Dhërmi do të zhvillojë edhe më shumë turizmin bregdetar. […]

today02/06/2022

Aktualitet

Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit, Rama: Ditë historike

Nga sot, 1 qershor, Shqipëria do të kryesojë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilën do ta mbajë për 30 ditë. Kryeministri Edi Rama me anë të një video mesazhi në rrjetet sociale thekson se Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Kreu i qeverisë shprehet se drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në […]

today01/06/2022

Aktualitet

Bordi merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe gazi nga sot

Çmimi i naftës dhe benzinës janë rritur sërish në vend. Sipas Bordit të Transparencës, nga 239 Lekë/litër, nafta do të shitet me 248 lekë për litër. Benzina do të shitet me 244 lekë për litër nga 237 lekë për litër që ishte më përpara. Kurse çmimi i gazit do të shitet 90 lekë për litër, pra ka mbetur i pandryshuar. Njoftimi i Bordit Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor […]

today01/06/2022

Aktualitet

2 qershori ditë zie kombëtare në nderim të Bujar Nishanit

Data 2 qershor shpallet ditë zie kombëtare. Vendimi është marrë sot nga qeveria në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ndërsa, ceremonia e homazheve do të zhvillohet neser nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i shtetit. Nishani ndërroi jetë në […]

today01/06/2022

Aktualitet

Bllokohet nesër rrethrrotullimi i Shkozës, ndryshon qarkullimi në një pjesë të Tiranës

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nesër fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”, në unazën lindore Loti 2. ARRSH njofton se duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet. Njoftim‼️ 📍Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e […]

today01/06/2022

Aktualitet

Covid-19, Italia heq nga nesër të gjitha kufizimet

Duke filluar nga nesër, më 1 qershor, të gjithë ata persona të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë, përfshirë edhe shqiptarët, nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit apo tampon. Autoritetet italiane kanë bërë me dije se vendi do të heqë të gjitha rregullat e hyrjes më 1 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë ku tha se kërkesa aktuale për […]

today31/05/2022

Aktualitet

Fasha limit e konsumit të energjisë elektrike, Balluku: Ende nuk është vendosur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se ende nuk është vendosur cila do të jetë fasha limit e konsumit të energjisë elektrike që do të tarifohet me çmim të ndryshuar. Sipas Ballukut, kjo fashë mund të luhatet mes 700 dhe 800 kilovat/orë. “Kemi bërë një analizë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikohen. Për abonentët familjarë do të zbatojmë të njëjtin çmim. Por kemi […]

today26/05/2022

Aktualitet

Tirana i kthehet normalitetit pas ndeshjes, Veliaj: Kampionët e tjerë, punëtorët e qytetit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë punëtorëve të Bashkisë të cilët kanë pastruar rrugët e kryeqytetit pas rrëmujës që lanë pas tifozët e skuadrave të Romës dhe Feyenoord. Veliaj shkruan në Facebook se Tirana i është kthyer normalitetit brenda pak orësh. Mbrëmjen e 25 majit në stadiumin Air Albania u zhvillua finalja e Ligës së Konferencës ku Roma fitoi 1-0 përballë Feyenoord. Tifozët italianë […]

today26/05/2022