Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur prej tij ka nisur zyrtarisht.
Berisha i është bashkuar turmës së qytetarëve. Ai shoqërohet nga nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri do t’u bashkohet qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
“Shqipëria në rrezik: Mos thuaj ç’më duhet mua”, është slogani i protestës së sotme thirrur kundër qeverisë. Qëllimi i demokratëve sikurse e kanë deklaruar është largimi i Edi Ramës.
Në protestën e sotme do të ketë një sërë fjalimesh dhe do të mbyllet me atë të ish-kryeministrit Berisha.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)