play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

889 Results / Page 61 of 99

Aktualitet

12 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë

Më 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen. Kjo ishte një ngjarje historike […]

today15/12/2022

Aktualitet

ERE heq përfundimisht fashën e energjisë

Enti Rregullator i Energjisë heq përfundimisht fashën 800 kilovat/orë. Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE vendosi me 5 vota “pro” për shfuqizimin e vendimit të shtatorit. Në dokumentin e aplikimit për pezullimin e fashës 800 KWh edhe për muajin dhjetor, Korporata ka pranuar se në fund të këtij muaji gjendja e rezervës energjetike në kaskadë paraqitet 735 GWh apo 6.8 për qind më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare. […]

today14/12/2022

Aktualitet

Ndryshon çmimi i karburanteve, shtrenjtohet nafta dhe benzina

Një litër naftë do të tregtohet me 6 lekë më shumë referuar vendimit të fundit të Bordit Transparencës. Nafta do të tregtohet me 202 lekë, benzina me 178 lekë nga 175 lekë nga vendimi i mëparshëm. Po ashtu edhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër. Sipas Bordit referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në […]

today14/12/2022

Aktualitet

Kumbaro: Shqipërinë e vizituan 7,1 milionë vizitorë të huaj nga janari në nëntor

Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq vizitorët e huaj si destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale shifrat e vizitorëve të huaj gjatë periudhës janar-nëntor. “Lajmet e mira të turizmit vijnë edhe për muajin nëntor , me shtimin e vizitorëve të huaj +46,8% krahasuar me një vit më parë, e në total 7,1 […]

today14/12/2022

Aktualitet

“Shqipëria, gati për fazën tjetër”, Yuri Kim: Do të jem këtu edhe pak më gjatë

Në aktivitetin për konsolidimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përsëriti edhe njëherë thirrjen për plotësimin sa më shpejt të vendeve vakante në këto institucione të drejtësisë që puna për drejtësinë e re të mos ndalet e të ecë sa më shpejt. Në lidhje me reformën në drejtësi, diplomatja amerikane u shpreh se ajo me të vërtetë nuk ka qenë […]

today13/12/2022

Aktualitet

“Mjaft është mjaft!”, kryeministri britanik nxjerr planin për ndalimin e emigrantëve shqiptarë: Shqipëria, vend i sigurt

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka premtuar të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke thënë se kushdo që vjen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të lejohet të qëndrojë. Ai konfirmoi gjithashtu një marrëveshje me Shqipërinë për çështjen e emigrantëve. Duke bërë një sërë njoftimesh në dhomën e Komunëve në Parlamentin britanik, kryeministri tha se legjislacioni do të futet në fillim të vitit të ardhshëm […]

today13/12/2022

Aktualitet

Porti i ri Tregtar në Porto Romano, Balluku: Investim 390 milion eurosh, punëson 1500 persona.

Kryeministri Edi Rama sëbashku me zv.kryeministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Në fjalën e saj hapëse të këtij prezantimi ministrja e Infrastrukturës shprehet se kompleksi portual Durrës-Porto Romono do të mbulojë nevojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në 4 dekadat e ardhshme. Mes të tjerash Balluku theksoi se aktiviteti do të mbikëqyret nga Autoriteti Portual i Durrësit dhe […]

today12/12/2022

Aktualitet

20 vite i mbyllur në kafazin e një restoranti në Tiranë, CNN artikull për ariun e shpëtuar: Mark mbërriti në Austri, në shtëpinë e tij të re

Ariu i murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël në një restorant në Tiranë, ka mbërritur në Austri. Shoqata austriake ‘Vier Pfoten’, e përfshirë në ndihmën e kafshëve, bëri të mundur transferimin e ariut Mark nga Tirana drejt Austrisë. Pas mbërritjen së Austri, CNN ka bërë edhe një shkrim ku thotë se pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, Marku, i fundit nga […]

today12/12/2022

Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 2 lekë për litër, benzina me 5 lekë

Bordi i Transparencës ndryshoi sërish sot çmimet e karburanteve. Sipas njoftimit të Bordit, nga sot një litër naftë do të shitet 196 lekë, nga 198 që ishte, duke u ulur kështu me dy lekë. Një litër benzinë do të shitet me 175 lekë, nga 180 lekë që ishte, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar 69 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në […]

today09/12/2022

0%