play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

889 Results / Page 39 of 99

Aktualitet

“Përpjekja dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare”, Rama në Shpirag: Jemi para testit përfundimtar

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shfaqet më Shpirag, atje ku pak kohë më parë u fol për zbulimin e një vendburimi nafte. Rama shkruan se jemi pranë testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionet të fluksit të gazit e të naftës, deri në sipërfaqen e tokës. Ai në fund uron fat dhe thotë se përpjekjes dhjetëvjecare po i afrohet ora vendimtare e së vërtetës. […]

today22/08/2023

Aktualitet

Mediat italiane: Shqipëria, trendi i kësaj vere

Shqipëria është kthyer shpejt në një nga destinacionet më të njohura dhe më të kërkuara për verën e vitit 2023. “Il Giornale di Brescia” thotë në një shkrim dedikuar këtij fenomeni se edhe banorët e kësaj zone kanë vendosur të bëhen pjesë e valës së turizmit drejt vendit të shqiponjave këtë gusht. Destinacioni kryesor sipas saj mbetet deti shqiptar. Edhe pse 360 kilometra vijë bregdetare nuk janë shumë në krahasim […]

today22/08/2023

Aktualitet

Italianët ikin pa paguar në Berat, Meloni-ambasadorit: Paguaje dhe jep një deklaratë

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Giorgia Meloni mësoi për një incident që kishte ndodhur me disa turistë italian në Berat. Ata hëngrën në një restorant dhe u larguan pa paguar. Vetëm kryeministri Rama bëri me dije për La Stampa se e kishte vënë në dijeni homologen e tij, ndërsa kjo e fundit kishte porositur menjëherë ambasadorin të paguante faturën dhe të mbante një deklaratë sepse Italia s’mund të humbiste […]

today18/08/2023

Aktualitet

Shqipëria kryeson listën për rritjen e fluksit të fluturimeve

Shqipëria ka bërë një rritje me 80% të fluksit të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook grafikun e shteteve në rrjetin e Eurocontrol, ku shihet se Shqipëria kryeson listën e vendeve për rritjen e numrit të fluturimeve nga periudha 9-15 gusht të 2023, krahasuar me të njëjtën javë të 2019-ës. Sipas kreut të qeverisë, këto shifra priten të rriten […]

today18/08/2023

Aktualitet

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia plan masash për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve

Nis ditën e nesërme dhe për 1 javë rresht Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit. Për të shmangur pikërisht problemet në lidhje me këtë organizim të madh dhe për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë, DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash. Policia e Beratit në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë […]

today18/08/2023

Aktualitet

Financial Times: Shqipëria një Itali e vogël, çmime konkurruese

  Revista britanike “Financial Times” i ka kushtuar një shkrim bumit turistik në Shqipëri. Sipas saj, plazhet e bukura dhe cmimet e ulëta janë bërë zgjedhja e parë për pushuesit italianë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një vizitë të papritur në Shqipëri këtë javë, duke iu bashkuar mijëra pushuesve verorë që kanë zgjedhur vendin ballkanik për shkak të çmimeve në rritje të Italisë dhe motit ekstrem. Meloni zgjodhi një rrugë […]

today16/08/2023

Aktualitet

Bashkia e Tiranës rregullon sinjalistikën rrugore pranë institucioneve arsimore

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka punuar për rivijëzimin e sinjalistikës rrugore pranë institucioneve arsimore, shkolla dhe kopshte. “Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës po kujdeset për rivijëzimin e sinjalistikës rrugore pranë institucioneve arsimore, shkolla dhe kopshte. Përfundoi puna për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve pranë shkollave “Lidhja e Prizrenit” dhe “1 Maji” si edhe rrugëve “Dervish Hatixhe” dhe Rruga e Barrikadave”, shkruan Veliaj. Ekipi i […]

today15/08/2023

Aktualitet

Revista franceze “VSD” promovon Shqipërinë

Plazhet dhe peizazhet fantastike të Shqipërisë, por edhe kultura dhe traditat vendase janë në fokus të artikullit të publikuar këtë javë në revistën e mirënjohur franceze “VSD”. Shkrimi sugjeron “një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”. Revista VSD promovon këtë javë Shqiperinë që po tërheq çdo vit e më shumë vizitorë francezë si asnjëherë më parë. Artikulli nis me imazhin e gabuar që kanë pasur europianët për […]

today15/08/2023

Aktualitet

Dardania në dedikimin e Perandorit Justinian, zbulim i rrallë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës

Një ekip arkeologësh kanë zbuluar “një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora”, në Parkun Arkeologjik të Ulpjanës në Kosovë. Që kur është bërë i ditur për këtë zbulim, në parkun arkelogjik të Dardanisë kanë zbarkuar figura të larta të politikës dhe diplomacisë të akredituar në Kosovë. Për zbulimin ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. "Në rrënojat […]

today15/08/2023

0%