play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Aktorja e ‘Dirty Dancing’: Si operacionet e hundës më bënë të padukshme për botën

today19/04/2022

Background
share close

Jennifer Grey, aktorja e “Dirty Dancing” do të publikojë një libër kujtimesh “Out of the Corner”, më 3 maj dhe disa detaje janë zbuluar paraprakisht.

Ajo kujton sesi pas filmit “Dirty Dancing” i thanë se aktoret nuk ishin si ajo. Se hunda e saj ishte një problem i madh.

“I ashtuquajturi problemi im nuk ishte vërtet problem për mua, por meqenëse dukej se ishte një problem për njerëzit e tjerë, si parazgjedhje u bë problemi im”.

Megjithatë, totalisht kundër rinoplastikës, i rezistoi operacionit për një kohë të caktuar. Pastaj ishte nëna e saj që e këshilloi ta bënte ndërhyrjen për hir të karrierës. Kështu Jennifer iu nënshtrua operacionit.

Aktorja e ‘Dirty Dancing’: Si operacionet e hundës më

Pasi u konsultua me nënën e saj dhe tre kirurgë plastikë, Grey iu nënshtrua dy operacioneve për të përmirësuar hundën e saj. Operacioni i dytë kishte për qëllim të korrigjonte një parregullsi të shkaktuar nga i pari, por ajo tha se e la hundën e saj ‘të cunguar’.

Grey kujton se e dinte që kishte bërë një gabim që kur u ndesh në një premirë me Michael Douglas pas operacionit të saj të dytë, dhe ai nuk e njohu atë.

“Ajo ishte hera e parë që dola në publik. Dhe unë isha krejtësisht e padukshme, nga një ditë në tjetrën. Në sytë e botës, unë nuk isha më unë.”

Grey kujtoi gjithashtu kur një punonjëse e linjës ajrore pa pasaportën e saj dhe nuk e njohu, duke i thënë: “Ua paske të njëjtin emër me aktoren”.

Kur Grey iu kthye: Unë jam ajo. Punonjësja Iu përgjigj: “E kam parë Dirty Dancing dhjetëra herë. Unë e njoh Jennifer Grey. Dhe ti nuk je ajo.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *