Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aktori me famë botërore, Alain Delon, kërkon t’i japë fund jetës së tij dhe t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar ose e quajtur ndryshe eutanazisa.
Ka qenë djali i aktorit francez, Anthony Delon, që deklaroi se babai i tij i kishte kërkuar ndihmë për të bërë vetëvrasje të asistuar dhe se ai pranoi të ishte pranë tij në momentet e fundit.
“Po, është e vërtetë, më pyeti”.-tha Anthony.
Delon mund t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar, e cila nuk është e ligjshme në Francë, falë vendbanimit të tij në Zvicër. Ai e ka shprehur dëshirën e tij edhe më herët ku e ka konsideruar eutanazinë si gjëja më logjike dhe e natyrshme.
“Eutanazia është gjëja më logjike dhe më e natyrshme për të bërë. Nga një moshë dhe kohë e caktuar, ne kemi të drejtën të largohemi paqësisht nga kjo botë pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës,” tha Alain Delon në një intervistë në 2021.
Në 2019 Delon, pësoi goditje të shumta dhe një hemorragji cerebrale. Që atëherë, 86-vjeçari mësohet se ka qenë i kufizuar fizikisht.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)