Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/12/2024
Në Holandë, ajri i ndotur çon në kostot e trajtimit të problemeve shëndetësore që shkakton në vlerë prej rreth 18 miliardë euro në vit, ndërsa ndotjen më të madhe e shkakton bujqësia, sipas rezultateve të hulumtimit për emetimin e 15 substanca të dëmshme. Hulumtimi është kryer në bazë të metodës së Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).
Sektori i bujqësisë, veçanërisht blegtoria, ndot ajrin më së shumti në Holandë. Blegtoria në Holandë ndot ajrin kryesisht për shkak të emetimit të madh të amoniakut, deri në atë masë sa trajtimi i pasojave të kësaj ndotjeje kushton tre miliardë euro në vit.
Sektori i trafikut dhe transportit shkakton dëme në sistemin shëndetësor të Holandës rreth 5.3 miliardë euro duke emetuar ndotës, ndërsa industria, energjia dhe rafineritë së bashku shkaktojnë dëme prej 3.1 miliardë eurosh.
Instituti për Shëndetin Publik RIVM thekson se ndotja e ajrit rrit rrezikun e astmës, problemeve me zemrën, presionin e lartë të gjakut dhe lindjet e parakohshme. RIVM thekson se rreth 11,000 holandezë vdesin mesatarisht tetë muaj më herët çdo vit për shkak të pasojave të frymëmarrjes së ajrit të ndotur.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)