play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Njohja e diplomave, sa ECTS duhet të keni për ciklet Bachelor, Master, Specializim e Doktoraturë

today11/05/2022

Background
share close

RENDITJA/ World University Rankings: Universiteti i Tiranës në vendin e 301  nga 350 universitete të Rajonit ECA – Dosja AL

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve është vendosur për specifikimet dhe përmbajtjen e kodifikimit të programeve të studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

Kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që të grupohen programet e studimit, të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në bazë të disa elementëve të radhitur si më poshtë:

a) Identifikimi i llojit të programit të studimit. Ky element përmban 4 (katër) karaktere, ku përcaktohet niveli i tij referuar Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, kohëzgjatja e programit të studimit dhe lloji i programit;

b) Fusha e detajuar, në të cilën bën pjesë programi i studimit. Ky element përbëhet nga 4 (katër) shifra, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, referuar Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Arsimit 2011 (KSNA 2011), Fushat e Arsimit dhe Trajnimit 2013 ( KSNA-F 2013);

c) Një shkronjë, e cila identifikon gjuhën në të cilën zhvillohet programi i studimit, sipas shtojcës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Po ashtu, është vendosur identifikimi i llojit të programit të studimit i cili do të përcaktohet, si vijon:

a) Programe studimi me karakter profesional me 60 ECTS (51PP);
b) Programe studimi me karakter profesional me 120 ECTS (52PP);
c) Bachelor, jo më pak se 180 ECTS (63BA);
ç) Master profesional me 60 ECTS (71MP);
d) Master profesional me 120 ECTS (72MP);
dh) Master i shkencave, jo më pak se 120 ECTS (72MS);
e) Master i arteve, jo më pak se 120 ECTS (72MA);
ë) Program i integruar i studimeve të ciklit të dytë me 300 ECTS (75MI);
f) Program i integruar i studimeve të ciklit të dytë me 360 ECTS (76MI);
g) Master ekzekutiv me 60 ECTS (81ME);
gj) Master ekzekutiv me 120 ECTS (82ME);
h) Specializim afatgjatë, me kohëzgjatje 2 vite akademike, me 120 ETCS, (82SA);
i) Specializim afatgjatë, me kohëzgjatje 3 vite akademike, me 180 ECTS, (83SA);
j) Specializim afatgjatë, me kohëzgjatje 4 vite akademike, me 240 ECTS, (84SA);
k) Specializim afatgjatë, me kohëzgjatje 5 vite akademike, me 300 ECTS, (85SA);
l) Doktoratë (83DO).

3. Për programet e studimit, të cilat ofrohen me kohë të zgjatur, përveç elementeve të përcaktuara në pikën nr.1 të këtij vendimi, në fillim të kodit shënohet shkronja “Z”.

4. Për programet e përbashkëta të studimit, përveç elementeve të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij vendimi, në fillim të kodit shtohet shkronja “P”.

5. Për programet e studimit të formimit të vazhduar, elementet e kodit, që përcaktojnë identifikimin e llojit të programit të studimit, përbëhen nga lloji i programit të studimit “SFV” (studim i formimit të vazhduar). Elementet e tjera të kodifikimit për këto programe studimi janë sipas përcaktimeve të shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi.

6. Vlerësimi i fushave të programeve të studimit ndërdisiplinor dhe rasteve të veçanta kryhet në përputhje me rregullat e përcaktimet e referuara në Fushat e Arsimit dhe Trajnimit 2013 (KSNA-F 2013).

7. Për programet ekzistuese të studimit, institucionet e arsimit të lartë dërgojnë zyrtarisht në ministrinë përgjegjëse për arsimin, propozimin/et e tyre të argumentuar/a lidhur me kodet, që duhet të përmbajnë të gjitha programet e studimit që ato ofrojnë, në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi.

8. Për programet e reja të studimit, kodi i programit të studimit përfshihet në aplikimin e institucionit të arsimit të lartë për hapjen e programit të studimit dhe vlerësohet nga ministria përgjegjëse për arsimin në funksion të procedurave për hapjen e programit të studimit.

9. Kodifikimi i programeve të studimit kryhet nga ministria përgjegjëse për arsimin, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, të cilat ofrojnë programet që do të kodifikohen, bazuar në procedurat e miratuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

10. Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë (INSTAT) raporton statistikat e arsimit të lartë, sipas këtij vendimi.

11. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë, si dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *