play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Guinness

93 vjeç,në krahët e një aeroplani për herë të pestë! Një rekord i thyer për Betty Bromage!

today10/08/2022

Background
share close

Një gjyshe 93-vjeçare ka bërë një shëtitje në qiell të hapur për herë të pestë, pasi u frymëzua nga një reklamë televizive për një çokollatë.

Betty Bromage u lidh në krahët e një aeroplani për të mbledhur para për fondacionin e bamirësisë “Sue Ryder”, ndërsa aeroplani fluturonte, duke arritur kështu një Rekord të ri Botëror “Guinness”.

Ky ishte fluturimi i pestë i tillë për pensionisten e guximshme nga Cheltenham, Gloucestershire të Anglisë, pavarësisht  artritit  në qafë.

Ajo fillimisht vendosi të merrte përsipër sfidën e mbledhjes së fondeve për flokët, në moshën 87-vjeçare, pasi pa një reklamë televizive për një bar çokollate “Crunchie”.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë jeni në gjendje të bëni derisa ta provoni. Isha në fund të të 80-ave kur e provova për herë të parë këtë.

Para kësaj gjëja më e rrezikshme që bëra ishte hipja në kuaj.

Qëndrimi në krahët e aeroplanit nuk është diçka që e kisha menduar ndonjëherë, por doja të mblidhja fonde për bamirësi, kështu që fillova të shikoja gjërat që mund të bëja.

Në moshën time nuk mund të vrapoj, kështu që kërkova ide të tjera dhe u frymëzova nga reklama e Crunchie wing”, ka thënë Bromage.

Ajo ka arritur të mbledhë më shumë se 24,000 euro për bamirësi përmes këtij veprimi.

“Të jem në gjendje të ngjitem në aeroplan dhe të zbres sërish, është arritje e mjaftueshme për mua”, ka thënë ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *