Sot 1 nënor nis aplikimi për vendosjen e paleneve diellore për ngrohejn e ujit për konsumatorët familjarë.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale. Ai ndër të tjera shkruan se 70% e subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore
Familjet që duan të përfitojnë nga kjo duhet të dorëzojnë dokumentet në portalin e aplikimit http://eficenca.gov.al.
Klientet familjarë që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kWh për cdo muaj. Ky kriter nuk eshte i zbatueshëm per klientët qe trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale;
- Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU;
- Të zotërojnë çertifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).
Lista e dokumentave që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online:
- Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti);
- Certifikata Familjare;
- Certifikatë Pronësie;
- Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit;
- Të paraqesin vërtetim debie nga e-albania që të vërtetojë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura;
- Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.
- Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;
- Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2.
Post comments (0)