play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

“7 minuta”, vihet në skenë në Lezhë nga aktoret më të njohura

today01/02/2024

Background
share close

Një skenë e vogël si e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë bëri bashkë aktore të mëdha si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Zamira Kita dhe shumë të reja të talentuara, me dramën “7 minuta” me regji të Driada Dervishit.

Njëmbëdhjetë gra në mëshirën e frikës së humbjes së punës, detyrohen të bëjnë një përpjekje heroike arsyetimi për të mos iu nënshtruar ligjit të domosdoshmërisë që përpiqet të përdorë kryesia e fabrikës së tyre si një instrument shantazhi të heshtur, për të njollosur dinjitetin e tyre dhe për të dobësuar të drejtat e fituara. Të mbyllura në një dhomë për të diskutuar, të njëmbëdhjetë gratë do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë uljen prej shtatë minutash të pushimit të tyre të drekës. Shtatë minuta që duket si një kohë e shkurtër, por pak nga pak debati nxehet dhe secila prej grave do të duhet të rishikojë publikisht jetën e saj përpara se të votojë.

Për Zamira Kitën është një rikthim pas 30 vitesh në këtë skenë e për Anila Bishën dhe Adelina Mucon është hera e parë që performojnë në këtë skenë.

Shfaqja zhvillohet gjatë një dite të tërë, duke filluar nga rutina e mëngjesit e protagonistëve e deri në mbrëmje, kur më në fund punëtorët arrijnë në një vendim jo pa vështirësi. Kjo shfaqje vjen për herë të parë në Lezhë, duke i hapur rrugë jetës kulturore në këtë qytet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *