play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

600 Dollarë një kopje, Bob Dylan i kërkon falje fansave për “autografet e rreme”

today29/11/2022

Background
share close

Bob Dylan ka dhënë një deklaratë të rrallë publike për të kërkuar falje për përdorimin e një makinerie për të kopjuar nënshkrimin e tij në libra dhe vepra arti që nga viti 2019.

Ylli tha se i vinte keq që “nuk gjykoi drejtë” duke lejuar që veprat të shiten si të nënshkruara me dorë.

Ai tha se kishte filluar të përdorte një “shkrues automatik” pas zhvillimit të vertigos (sëmundje e cila shkakton ndjesinë e marramendjes) në 2019.

Çështja doli në dritë kur fansat që blenë 600 dollarë kopje të botimit të kufizuar të librit të Dylanit, Filozofia e Këngës Moderne, krahasuan fotot e nënshkrimit të tij.

 

 

Sipas BBC, botuesi, Simon & Schuster fillimisht ka refuzuar kërkesën për rimbursim duke i siguruar blerësit se nënshkrimet ishin legjitime, por pas presionit të vazhdueshëm ata pranuan se librat janë nënshkruar nga një “shkrues automatik” që kopjon firmën e Bob  Dylan dhe ofruan rimbursimet për të gjithë ata që kishin blerë një nga 900 botimet “e nënshkruara me dorë” .

Kjo ngriti dyshime edhe mbi veprat e  artit të Dylan printimet  e të cilave  mund të shiten deri në 15.000 Dollarë.

 

Në deklaratën e dhënë të premten, kantautori Bob Dylan ka pranuar se disa prej tyre ishin firmosur me makinë.

“Unë kam nënshkruar me dorë çdo printim arti gjatë viteve dhe nuk  e kam pasur kurrë problem. Në vitin 2019 pata një marramendje e cila vazhdoi përgjatë viteve të pandemisë. Më duhej një ekuipazh prej pesë personash që punojnë në afërsi me mua për të më ndihmuar në plotësimin e asaj që duhet të  bëja, ndërkohë që sëmundja po “tërbohej”. Pra gjatë pandemisë ishte e pamundur të firmosja, marramendja nuk më ndihmonte. Me afrimin e afateve kontraktuale, m’u sugjerua ideja e përdorimit të një stilolapsi automatik, së bashku me sigurinë se kjo lloj gjëje është bërë edhe më herët. Përdorimi i një makinerie ishte një “nxitim në  gjykim” dhe unë dua ta korrigjoj menjëherë. Po punoj me Simon & Schuster dhe partnerët e mi të galerisë për ta bërë këtë”, tha Bob Dylan

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *