play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

60 mjekë specialistë i bashkohen sistemi shëndetësor, Manastirliu: Krijojmë qendrën spitalore rajonale të Tiranës

today13/06/2023

Background
share close

Sistemit shëndetësor i janë shtuar edhe 60 mjekë specializantë për vitin 2023, duke mundësuar ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore për specialitete të ndryshme në të gjithë vendin. Mjekët e rinj specializantë do të forcojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor, gjë që u përshëndet edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja tha se po punohet që në të gjithë vendin shërbimi shëndetësor t’u ofrohet qytetarëve sa më afër vendbanimit dhe për këtë në të gjithë vendin do të krijohen 4 pole spitalore rajonale.

Përtej spitalit rajonal Shkodër, Durrës dhe Vlorë, ministrja tha se do të ngrihet edhe spitali rajonal Tiranë që do të jetë një riorganizim mes spitalit Shefqet Ndroqi dhe spitalit të Kavajës.

“Do i hapim rrugë optimizmit të burimeve njerëzore dhe riorganizimi të sistemit shëndetësor publik duke krijuar 4 pole rajonale që qytetarët të kenë shërbime afër vendbanimit. Duke filluara nga Shkodra, Durrës, Vlorë dhe duke mundësuar që të hedhim hapin e radhës që struktura më e re që duam të krijojmë është Qendra spitalore rajonale e Tiranës. Do kemi një riorganizimin mes spitalit të Kavajës dhe spitalit Shefqet Ndroqi që të mund të orientohemi më mirë drejt një sistemi më efektiv në investime dhe burime njerëzore”, tha Manastirliu.

Manastirliu foli edhe për investimet e bëra në mjekësi, ku shton se pa 5 vitesh tashëm qytetarët nuk kanë pse i drejtohen vetëm Tiranës për të marrë shërbimet pasi spitaleve rajonale në vend i janë bashkuar edhe mjekët specialistë. Mungesa e tyre për 5 vite bëri që spiralet rajonale dhe bashki të dobësoheshin dhe të mos ofronin shërbimet e duhura për qytetarët

“Në këto 5 vitet e fundit kemi pritur mjekët specialist që kanë përfunduar të gjithë studimet e thelluara në degë të ndryshme të mjekësisë dhe kemi parë nga afër se çfarë do të thotë të forcohesh sistemin shëndetësor që ai të veprojë dhe të jetë në shërbim të një organizimi të madh. Jam e kënaqur që 60 mjekë specialistë do I bashkohen sistemit për 3 vite. 5 vite më parë u rihap specializim pas 4 viteve mungesë që dëmtoi dhe la të brishtë sistemin, shumë specialist nuk ishin të pranishëm në spitalet rajonale dhe bashkiake duke u tkurrur dhe qytetarët i drejtoheshin Tiranës.

2022 ishte një vit I frytshëm sepse 100 mjeke specialistë iu atashuan strukturave të spitaleve rajonale dhe bashkiake dhe këtë vit po I bashkohen 60 mjekë nga veriu në jug të vendit. Sot po bëni një kapitull të ri në librin e eksperiencës tuaj duke ofruar edhe mbështetje për kolegët tuaj dhe do të jeni të parët në kujdesin e qytetarëve aty ku vendi ka nevojë. 50 mijë lekë të reja në muaj për secilin specialist është një realitet i prekshëm kjo rritje page konsiderohet si rritje page historike”, tha Manastirliu.

Ministra tha se do vijohet forcimi i sistemin shëndetësor dhe burimeve njerëzore.

“Jeni pjesë përbërëse e një platforme më të gjere dhe jeni pjesë e trajnime në strukturat universitare apo jashtë vendi që të bëhen pjesë e një cikli zhvillimi dhe edukimi”, tha ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *