Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me psikologët e parë të punësuar pranë qendrave shëndetësore, të cilët do të garantojnë që shërbimet në 50 qendra shëndetësore në vend, të jenë shërbime të integruara socio-shëndetësore.
“50 psikologë dhe punonjës socialë po i bashkohen strukturave tona të kujdesit parësor. Janë 29 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime 24/7, që do të kenë figurën e psikologut dhe puunonjësin social. Dhe gjithashtu dhe 21 qendra të tjera të cilat do të kenë shërbimin socio-shëndetësor të integruar”, tha Manastirliu
Ministrja Manastirliu foli për shtrirjen e këtij shërbimi edhe gjatë vitit të ardhshëm.
“Nuk do të jenë vetëm këto qendrat që do të ofrojnë shërbime socio-shëndetësore, por ne jemi në një vlerësim të dytë duke filluar nga viti 2023 do të kemi sërish një zgjerim përsa i përket shërbimit socio-shëndetësore në rang vendi. Unë jam krenare që të them se jemi ndër vendet e para në rajon që po e zbatojmë një reformë të tillë, që është reforma e shërbimeve të integruara socio-shëndetësore, në sistemin shëndetësor, duke qenë se vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka të lidhur të dy sektorët dhe e bën shumë më të lehtë këtë plan ambicioz që ne kemi nisur. Një plan, i cili ka qëllim për të qenë sa më afër qytetarëve, grupeve në nevojë duke filluar nga të rinjtë, adoleshëntët dhe duke vijuar mbështetjen për moshat e treta”-tha Manastirliu.
Shërbimi psiko-social do të ofrohet nga punonjës psikologë/punonjës social dhe ka për qëllim ofrimin e një shërbimi të kujdesit shëndetësor parësor të cilësisë së lartë, të plotë, të vazhdueshëm, të integruar dhe të arritshëm nga e gjithë popullata e zonës që mbulojnë këto qendra shëndetësore, dhe veçanërisht kategoritë e margjinalizuara dhe vulnerabël. Përfshirja e figurës së psikologut/punonjësit social si pjesë e stafit të qendrës shëndetësore sjell një qasje gjithëpërfshirëse multidisiplinare të ekipit për ofrimin e shërbimeve të integruara në komunitet, të cilat do të plotësohen dhe me profesionistë të tjerë të shkencave mjekësore, si logopedë dhe fizioterapistë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)