Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dita e parë e muajit Gusht ka regjistruar një fluks të lartë udhëtarësh në portin e Durrësit. Përgjatë së martës në port kanë mbërritur 4 tragete me 5 mijë udhëtarë si dhe 1200 automjete.
Me të njejtin fluks, porti i Durrësit pritet të perballet përgjatë 10-ditëshit të parë të këtij muaji. Ndërkaq, Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, nga data 24-30 Korrik në portin e Durrësit janë përpunuar 30 881 udhëtarë, të cilët kanë ardhur me tragete nga portet italiane. Ndërsa nga Durrësi drejt Italisë janë përpunuar 9865 udhëtarë.
Sipas autoritetit, janë përpunuar 8230 mjete që kanë ardhur në Durrës dhe 2359 mjete që janë drejtuar drejt Italisë. Nga data 20 Korrik, Porti i Durrësit operon me lundrime të dyfishuara me pesë tragete në ditë, duke e çuar numrin mesatarisht këto ditë në rreth 7 mijë pasagjerë në ditë.
Në terminalin e pasagjerëve janë marrë masat për të përpunuar me kapacitet maksimal, me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për këmbësorët.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)