play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Festat e fundvitit/ Shpërblim 150 Euro për familjet dhe individët me ndihmë ekonomike

today26/12/2024

Background
share close

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur se këtë fundvit do të marrin shpërblim të gjitha familjet dhe individët që përfitojnë nga programi i “Mbrojtjes Sociale”. Gjatë fjalës së saj, Koçiu ka thënë se janë 150 Euro që akordohen të gjithëve që marrin ndihmë ekonomike.

Albana KoçiuTë njoftoj një lajm shmë të gëzuar për të gjithë individët dhe të gjitha familjet që përfitojnë nag skema dhe programi i “Mbrojtjes Sociale”. Me vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojë nga skemat e programit social. Janë 15 mijë Lekë apo 150 Euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, ata që kanë statusin e të verbrit.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu është shprehur se për herë të parë, marrin shpërblimin e fundvitit edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Për këtë shpërblim, Koçiu thekson se është akorduar një fond 2.1 miliardë Lekë nga buxheti i shtetit.

Albana Koçiu: Për herë të parë këtë vit, marrin shpërblimin e fundvitit, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Janë plot 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët gjithashtu do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit afro 2.1 miliardë Lekë. Ajo që është më e rëndësishme këtu është që të shkojë për të gjithë familjeve dhe individët e shoqërisë. Urojmë festa të gëzuar për të gjitha, askush të mos mbetet pas. Vendimi i sotëm, një vendim solidariteti për të gjithë familjet shqiptare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%