play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

4 korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA! Rama dhe Begaj: Krenarë për historinë që lidh dy vendet

today04/07/2023

Background
share close

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë çdo 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë uruar SHBA për festën, e cila përkoi dhe me vizitën e parë zyrtare të ish-presidentit amerikan Bill Klinton në Shqipëri.

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. GOD BLESS YOU”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook, teksa publikon një galeri me foto nga vizita e djeshme (3 korrik) e Klinton në vendin tonë.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Begaj shprehu gjithashtu vendosmërinë për ndërtimin e një të ardhme në të cilën ruhen dhe forcohen vlerat e përbashkëta demokratike.

Gëzuar 4 Korrikun US. Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan Begaj.

Ambasada Amerikane ka uruar Festën e Pavarësisë së SHBA, ndërsa deklaron se çdo 4 korrik, miliona njerëz festojnë këtë ditë me fishekzjarrë, parada dhe gatime.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA! Çdo 4 korrik, miliona njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë së Amerikës me fishekzjarre, parada dhe gatime. Ka festime edhe në vende të tjera – jo çuditërisht në shumë vende demokratike, secila me traditat e veta të veçanta dhe të gjitha me respekt për liritë e sanksionuara në sistemin e SHBA”, shkruan në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë.

Kujtojmë se  247 vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë  nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë, e cila është e ndarë në tri degë:  ekzekutive, legjislative dhe juridike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%