Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/08/2023
300 punonjës të administratës publike do të përfitojnë brenda 6 mujorit të dytë të vitit 2023 kredi të lehtësuara. Punonjësit e administratës publike përfitues do të përfitojnë kredi me interes 0%.
Këshilli Ministrave, nëpërmjet një vendimi që ka marrë të martën fuqi ligjore, pasi ka përcaktuar kuotën, ka bërë edhe ndarjen sipas kategorive që do të jenë përfituesit e parë.
Mjekët e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura hyn në grupin e 300 kuotave të para që përfitojnë kredi me kushte lehtësuese.
“Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon: a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik; b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit; c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Në lidhje me punonjësit e policisë së Shtetit përfituesit janë familjet e reja, të krijuara si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile, që përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit.”- thuhet në vendin që publikohet nga rtsh.al.
Ndërsa për 100 mjekët e sistemit shëndetësorë, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit.
Në rast se do të rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas sistemit të pikëzimit, të përcaktuar nga vetë institucioni përfitues.
KUSHTET FAMILJARE/SOCIALE/PUNËSIMI
Të kenë pagën më të ulët sipas përcaktimit të vendimit të Këshillit të Ministrave.
Punonjësit, të cilët, në momentin e aplikimit, kanë jo më pak se dy vite të punësuar në administratën publike.
KRITERET E PIKËZIMIT/ KUSHTET E STREHIMIT
Nuk disponojnë banesë në pronësi.
Banojnë në banesa në rrezik shembjeje, kanë ngelur ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.
Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.
Familjet që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.
Banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.
Vetëdeklarim që është i angazhuar në institucionin shëndetësor publik, në një ose më shumë kategoritë e mëposhtme:
Mjek i punësuar në sistemin shëndetësor publik, që ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin e Mjekësisë së Tiranës dhe ushtron profesionin pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve për “Mjekësi të Përgjithshme” në sistemin shëndetësor publik me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
Mjek i punësuar në sistemin shëndetësor publik, që ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ushtrimin e profesionit pas përfundimit të ciklit të specializimit në shërbimin spitalor me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
Mjek me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi në sistemin shëndetësor publik, që punon mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare.
Mjek i punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)