play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë, Manastirliu zbulon vendimin

today20/04/2022

Background
share close

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se ministria do të fillojë një program për depistimin e fëmijëve sa i përket shikimit. Ajo tha se janë rreth 270 mijë fëmijë nga klasat e para deri në gjimnaz që do të depistohen në lidhje me shikimin.

Ministrja tha se shikimi ka një rendësi të veçantë sa i përket ecurisë së fëmijëve në shkollë.

Manastirliu tha se fëmijët që do të hasen me problem me shikimin do të adresohen te mjekët përkatës për të korrigjuar problematikat, në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i situatës apo humbja e shikimit prej të vegjëlve.

Sot kemi miratuar paketën e Programit Kombëtar për Kujdesin e Shikimit të Fëmijëve. Ky program do të sigurojë kujdesin e shikimit të fëmijëve nga të porsalindurit deri ta ta të moshës 14 vjeçare. Është një depistim i kotrollit të shikimit për të gjithë fëmijët”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se programi do të nisë pas trajnimit të mjekëve, mësuesve dhe ngritjes së infrastrukturës në shkolla.

Programi do të jetë në tre etapa. Fillimisht një vlerësim të porsalindurit. Etapa e dytë do të jetë në vitin e dytë të jetës dhe etapa e tretë do të shtrihet në shkolla, ku mjekët e shkollave dhe ata të qendrave shëndëtesore do të vlerësojnë shikimin te fëmijët”, shtoi ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *